Kartoni Jeshil është policë sigurimi e detyruar për të gjitha automjetet që udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë por që janë të regjistruara. Automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të këshillit të Byrove pajisen me policën Karton Jeshil. Kartoni jeshil mbulon përgjegjësinë Civile të mbajtësit të mjetit motorrik.

MBULIMET
Kjo policë sigurimi ju mbron Ju dhe automjetin tuaj nga dëmet (materiale dhe jo materiale), që u shkaktohet palëve të treta në rast aksidenti, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë referuar Dekretit të Presidentit.
Çmimi, (Primi I Sigurimit), miratohet nga Albsig sh.a mbi bazë të ligjit Nr:10076,datë 12.02.2009.
Albsig merr përsipër trajtrimin e dëmit në mbrojtje të intersit TUAJ!

DËMTIMI I AUTOMJETIT TË PAJISUR ME KARTON JESHIL

Për dëmet e ndodhura jashtë territorit të Shqiperise kur automjeti juaj është I pjisur me policën e kartont Jeshil , duhet të kryhet nga Ju njofitmi brënda 24 –orëve pranë kompanisë ALBSIGsh.a, si dhe të jepet një informacion i detajuar rreth ngjarjes.

Dëmet e ndodhura të Kartonit Jeshil do të trajtohen sipas ligjit dhe rregullave të territorit ku ka ndodhur ngjarja, e miratuar nga “Byroja Ndërkombëtare e Kartonit Jeshil”
Procedura e dëmshpërblimit ndiqet nga Kompania e Sigurimit Albsig sh.a.

Kushtet e pergjithshme