Është sigurimi që ofrohet për bankat, agjencitë e këmbimit, institucione të tjera financiare, por edhe për veprimtari të tjera që kanë qarkullim vlerash monetare:
Sigurimi i parave
Në Kasafortë
SIGAL UNIQA GROUP ASUTRIA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:
- Kasafortë
- ATM
- Sportele
Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshojnë në varësi të mënyrës së mbajtjes së mjeteve monetare (lloji i kasafortes) dhe masave të sigurisë që ndërmerr institucioni.
Sigurimi i parave
Gjatë Transportit
Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ne marrim përsipër t'ju dëmshpërblejmë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes apo grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit, nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërive transportuese.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:
- Gjatë Transportit
- Nën Ruajtjen e Punonjësve
- Nën Kujdesin e Shoqërive Transportuese
Kush mund të sigurohet?
Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.
Sa kushton?
Tarifat për këtë sigurim ndryshon në varësi të shumës së siguruar, mënyrës së transportit dhe masave të marra të sigurisë.
Sigurimi Kompleks i Bankave
(BBB)
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:
- Pandershmëritë e Punonjësve
- Paratë në Kasafortë & ATM
- Paratë në Tranzit
- Çeqet e Imituara
- Paratë e Falsifikuara
- Pajisjet dhe Inventari Ekonomik
- Kutite e Depozitave
Kush mund të sigurohet?
Kjo kontratë ofron mbulim kompleks për Bankat dhe fondacionet e mikrokredive.
Sa kushton?
Tarifat për këtë produkt ndryshojnë në varësi të shumës së siguruar, masave e sigurise, numrit te punonjesve etj.