Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.albsig.al, Albsig sh.a mund mbledhë në mënyrë indirekte (adresa IP e kompjuterit tuaj) dhe të dhëna me karakter jo-personal, të cilat regjistrohen ne sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj.

KUKIT: Në lidhje me këtë pikë, nga faqja e internetit nuk merr asnjë e dhënë personale e përdoruesve. Kukit (cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale dhe asnjë kuki e çdo lloji, e ashtuquajtur e vazhdueshme, si dhe asnjë sistem tjetër nuk përdoret për të ndjekur përdoruesit.Përdorimi i kuki-ve të ashtuquajtura të sesionit (të cilat nuk ruhen në mënyrë të vazhdueshme në kompjuterin e përdoruesit dhe shpërbëhen kur mbyllet shfletuesi i faqes së internetit) kufizohet në mënyrë rigoroze në transmetimin e të dhënave për identifikimin e sesionit (i përbërë nga numra të rastësishëm që gjenerohen nga serveri) të cilat nevojiten për të mundësuar kërkimin e sigurt dhe efikas në faqen e internetit. Kukit e ashtuquajtura të sesionit që përdoren në këtë faqe përbëjnë një alternativë të përdorimit të teknikave të tjera të TIK të cilat mund të cënojnë konfidencialitetin e kërkimit të përdoruesve dhe nuk lejojnë marrjen e të dhënave të identifikimit personal të përdoruesit.

Të gjitha email-et fakultative, eksplicite dhe të dërguara me dëshirë në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti përfshin marrjen në vijim të adresës së dërguesit që nevojitet për t’ju përgjigjur në përgjigje të kërkesave si dhe për çdo të dhënë tjetër personale që përmban email-i.

Me plotësimin, marrjen e të dhënave ne kompani, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshem të tyre. Albsig sh.a siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies se sigurimeve duke marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » përgjatë gjithë marrëdhënies kontraktuale dhe në vijimësi.

Per realizimin e disa shërbimeve, Kompania mund të duhet tu komunikojë të dhënat e mbledhura partnerëve të saj, kjo realizohet vetëm me pëlqimin e subjekteve të të dhënave dhe kompania siguron ata se këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimin e realizimit të shërbimit. Në cdo rast Kompania siguron subjektet e të dhënave se kuadri kontraktual me të tretët është i qartë dhe parashikon kushtet e sigurisë dhe ruajtjes së konfidencialiteti të cilat përmirësohen vazhdimisht.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojne që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@albsig.al ose duke paraqitur kerkese me shkrim prane drejtorive tona.
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë te Kompanise.