Kreu » Telefono një mjek

SIGAL | Telefono një mjek

FLIT ME MJEKUN NË MINUTË
TELEFONO DHE DO TË NDIHMOJMË KUDO KURDO

Loading

Pyetje te Shpeshta

Çfarë është Telefono një mjek?

Telefono një mjek është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Çfarë është SIGAL + Telefono një mjek?

SIGAL e ka blerë këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se: Nëse blini një produkt në SIGAL (psh. policën TPL për automjetin), atëherë këtë shërbim do ta përfitoni falas.

Çfarë do të thotë e përfitoj FALAS?

E përfiton falas do të thotë:

Shembull

Pasi keni blerë policën TPL, nëse keni zgjedhur ta kombinoni këtë mbulim me opsionin “Telefono një mjek” ju vjen njoftimi me e-mail.

Pas 24 h nga fillimi i mbulimit në sigurim, do të merrni një njoftim nga “Telefono një mjek” me email per username dhe passëord tuaj; 

Pas kësaj hyni në www.sigal.com.al, njihuni me tiparet e këtij shërbimi dhe aplikacionin “Telefono një mjek”

Shkarkoni në “playstore” dhe “appstore” aplikacionin Teledoc Global dhe me të dhënat e dërguara me email hyni në aplikacion

Çfarë specialiteti kanë mjekët?

Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm dhe nga ai/ajo të merrni rekomandimin se cilin specialist duhet të kërkoni për t’u vizituar.

Nëse kam një policë sigurimi prone, a mund ta kombinoj me Telefono një mjek

Po! Ky shërbim do të shtohet si shërbim shtesë në të gjitha produktet tona online.

Kujdes, në disa produkte, ky shërbim shtesë, ka kosto shtesë dhe do t’ju ofrohet si alternativë për ta zgjedhur ose jo, në momentin e mbylljes së pagesës së primit të sigurimit.

Në cilën orë mund të telefonoj ?

Nuk ka limit ore për të telefonuar. Ky shërbim është i hapur, ditën dhe natën, 365 ditë të vitit. Për të gjithë klientët e SIGAL të cilët kanë blerë një produkt sigurimi të kombinuar me shërbimin “Telefono një mjek” është falas.

Çdo anëtar i familjes mund të ketë Telefono një mjek?

Ky shërbim ofrohet me parimin 1 policë – 1 person ka të drejtë të përfitojë shërbimin.

P.sh., ju mund të blini një paketë sigurimi shëndeti për çdo anëtar të familjes që secili prej tyre të kenë shërbimin “Telefono një mjek”

A ka ky shërbim limit moshe?

Jo! Ky shërbimi është falas dhe pa limit moshe për çdo klient të SIGAL.

PROFILET E MJEKËVE

profilet e mjekeve-04
profilet e mjekeve-02
profilet e mjekeve-03
profilet e mjekeve-01