Kreu » Pasuri Dhe Garanci » Sigurimet Financiare “Sigurimi i Bankave”

Sigurimet Financiare "Sigurimi i Bankave"

Është sigurimi që ofrohet për bankat, agjencitë e këmbimit, institucione të tjera financiare, por edhe për veprimtari të tjera që kanë qarkullim vlerash monetare:

Sigurimi i parave

Në Kasafortë

SIGAL UNIQA GROUP ASUTRIA merr përsipër t'ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni.

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:

  • Kasafortë
  • ATM
  • Sportele

Kush mund të sigurohet?

Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambjentet e tyre.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim ndryshojnë në varësi të mënyrës së mbajtjes së mjeteve monetare (lloji i kasafortes) dhe masave të sigurisë që ndërmerr institucioni.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i parave

Gjatë Transportit

Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ne marrim përsipër t'ju dëmshpërblejmë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë si rrjedhojë e vjedhjes apo grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit, nën ruajtjen e punonjësve apo shoqërive transportuese.

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:

  • Gjatë Transportit
  • Nën Ruajtjen e Punonjësve
  • Nën Kujdesin e Shoqërive Transportuese

Kush mund të sigurohet?

Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim ndryshon në varësi të shumës së siguruar, mënyrës së transportit dhe masave të marra të sigurisë.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi Kompleks i Bankave

(BBB)

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Përmes këtij produkti, mbulohen rreziqe si:

  • Pandershmëritë e Punonjësve
  • Paratë në Kasafortë & ATM
  • Paratë në Tranzit
  • Çeqet e Imituara
  • Paratë e Falsifikuara
  • Pajisjet dhe Inventari Ekonomik
  • Kutite e Depozitave

Kush mund të sigurohet?

Kjo kontratë ofron mbulim kompleks për Bankat dhe fondacionet e mikrokredive.

Sa kushton?

Tarifat për këtë produkt ndryshojnë në varësi të shumës së siguruar, masave e sigurise, numrit te punonjesve etj.

Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> [email protected]

Kërkesë për ofertë

Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

Cfare dokumentacioni paraqet klienti per aplikim:

  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit dhe kopje e Auditimit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit
  • Lista e punonjesve
  • Kopje e kontratave me shoqerite e ruajtjes fizike dhe transportuesit te parave.